Deklarata e presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliç nuk është retorikë por qëndrim i tij politik për ndarjen e Kosovës, tha analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave Naim Rashiti. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Rashiti tha se faktori ndërkombëtar i ka treguar zotit Nikoliç vijat e kuqe në lidhje me qëndrimet e tij mbi Kosovën. Lidhur me mandatin e EULEX-it, zoti Rashiti tha se pas përmbylljes së procesit të mbikqyrjes civile të pavarësisë ai nuk shikon ndonjë problem pasi fushat e veprimit të EULEX-it janë të përcaktuara qartë. Zoti Rashiti shtoi se çështjet e pazgjidhura në veri të Kosovës mbeten kompetencë e plotë e qeverisë së saj.