Lidhje

Napolitano: Të mos bojkotohen skanimet e sigurisë në aeroporte


Napolitano: Të mos bojkotohen skanimet e sigurisë në aeroporte
Napolitano: Të mos bojkotohen skanimet e sigurisë në aeroporte

Në Shtetet e Bashkuara, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Xhenet Napolitano paralajmëroi kundër bojkotimit të skanimit të të gjithë trupit në aeroporte ditën e mërkurë, që është dita më e ngarkuar e udhëtimeve në vend, duke thënë se kjo do të ishte kundër-produktive. Zonja Napolitano i bëri këto komente në një stacion treni në Trenton të Nju Xhërsit, ku i bëri thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë për festat dhe të njoftojnë mbi çdo aktivitet të dyshimtë. Ajo po ashtu u bëri thirrje udhëtarëve të tregohen të durueshëm me procedurat, për të cilat kritikët thonë se shkelin privacinë e njerëzve. Një fushatë e zhvilluar në internet, “National Opt-Out Day”, po u bën thirrje njerëzve të mos pranojnë skanimin e të gjithë trupit nëpër aeroporte ditën e mërkurë, që tradicionalisht, është dita më e ngarkuar e vitit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG