Lidhje

Nart Gërdovci dhe jeta me librat


Nart Gërdovci është një fëmijë 8 vjeç. Ndjek klasën e katërt në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë.

Në dukje të parë, duket si çdo fëmijë tjetër, por në fakt nuk është kështu.Ai ka një shkallë të lartë inteligjence, prej 130 – 145, shkallë jashtëzakonisht e rrallë e asaj që njihet si IQ.

Lexon nga tre deri në katër libra përnjëherë dhe ka telashe me zonjën që punon në bibliotekë, ku Narti furnizohet me libra. I lexon shumë shpejt dhe kthehet brenda ditës për të kërkuar të tjerë.

Ka pasion egjiptologjinë, astronominë, gjeografinë, matematikën…

Mësuesja thotë se Narti në klasën e parë ka qenë në nivelin e një nxënësi të klasës së shtatë.
Ky material u publikua fillimisht në RFE/RL
XS
SM
MD
LG