Lidhje

Zyrtarët e NATO-s diskutojnë për Afganistanin


Ministrat e mbrojtjes së NATO-s u mblodhën në Bruksel sot për të dytën ditë për të diskutuar planet për Afganistanin pas vitit 2014.

Ministrat po diskutojnë misionet e reja për të stërvitur dhe për të ndihmuar forcat afgane të sigurisë pas tërheqjes së planifikuar të trupave luftarake të Natos. Këtu përfshihet një marrëveshje paraprake mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit për të lejuar disa trupa amerikane të qëndrojnë pas vitit 2014.

Sekretari i Përgjithshëm i NATOs Anders Fogh Rasmussen tha se afganët duhet të krenohen me atë që është arritur deri tani.

Është tani në duart e drejtuesve fisnorë afganë dhe parlamentit të vendit të miratojë marrëveshjen. Këto debate pritet të zhvillohen në nëntor. Zyrtarët amerikanë dhe afganë thane se kanë besim se marrëveshja do të arrihet.
XS
SM
MD
LG