Lidhje

NATO afirmon qëllimet e tranzicionit në Afganistan dhe mbështetjen afatgjatë


Udhëheqësit nga më shumë se 50 vende janë mbledhur në Çikago për takimin e nivelit të lartë të aleancës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, hapën takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Çikago dje, duke thënë se udhëheqësit botërorë do të përgatisin fazën e ardhëshme të tranzicionit në Afganistan gjatë dy ditëve të këtij takimi.

Zoti Obama u tha të pranishëmve se sfidat do të vazhdojnë dhe më shumë jetë do të humbasin, por “ne kemi besim se jemi në rrugë të mbarë dhe çfarë pasqyron ky takim i NATO-s është se bota e mbështet strategjinë që ne kemi përcaktuar”.

Udhëheqësit nga më shumë se 50 vende mbajtën një minutë heshtje për të respektuar mijëra trupat e koalicionit që u vranë ose u plagosën gjatë luftës në Afganistan.

Shefi i NATOs tha se aleanca nuk do të nxitohet për t’u larguar nga Afganistani. Ai premtoi se koalicioni do t’i çojë deri në fund operacionet e tij deri në momentin kur t’i kalojë përgjegjësitë e sigurisë në duart e qeverisë afgane brenda vitit 2014.

Presidenti Obama ka ftuar udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Çikago për të riafirmuar planin për t’i dhënë fund misionit luftarak në Afganistan deri më 31 dhjetor 2014 dhe për të siguruar strategjinë e mbështetjes financiare për ekonominë dhe zhvillimin politik në Afganistan.

Për një çështje tjetër, aleanca e NATO-s thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat në Evropë është në fuqi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha dje në Çikago se sistemi është në fazën e ndërmjetme, me interceptorët e raketave të vendosur në një luftanije amerikane në Detin Mesdhe dhe një sistem radari në Turqi.

NATO-ja synon të ketë një rrjet mbrojtës funksional që mund të interceptojë një sulm me raketa kudo në Evropë deri në fund të këtij dhjetëvjeçari.

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush propozoi fillimisht një sistem raketash me bazë në tokë për të mbrojtur aleatët e NATO-s nga ndonjë sulm i mundshëm nga Irani ose qeveri të tjera armike. Presidenti Barak Obama e modifikoi më vonë planin, duke vendosur disa nga radarët në luftëanije.

Sistetmi i mbrojtes nga raketat krijoi tension mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila e shkoi sistemin se kërcënim për sigurinë e saj. Kremlini ka kërcënuar se do të vendosë raketa luftarake në kufijtë e Rusisë me NATO-n, nëse planet e alenacës vihen në zbatim.

Uashingtoni dhe NATO-ja e kanë ftuar Rusinë të marrë pjesë në mbrojtjen nga raketat. Ata thanë se sistemi mbrojtës nga raketat nuk ka në asnjë mënyrë si objektiv Rusinë.

XS
SM
MD
LG