Lidhje

Shqipëri: Konferencë për integrimin në aleancë


Komanda e NATO-s për Transformim dhe ministria e shqiptare e mbrojtjes organizuan sot në Tiranë konferencën e pestë të integrimit në Aleancë. Shqipëria po ndjek procesin e integrimit, së bashku me Kroacinë, për të përshtatur dhe rritur kapacitetet e veta sipas strukturave të NATO-s.
Përfaqësuesi i komandës për transformim, gjeneral Major Xhon Liland tha se ndryshimet e ushtrisë shqiptare gjatë tre vjetëve të fundit janë të mëdha, dhe vlerësoi pjesëmarrjen e trupave të saj në operacionet e Aleancës, sidomos në Afganistan, që është kryesori për momentin. Ai tha se Shqipëria po punon për të forcuar komandën, për të përgatitur dokumentat strategjike dhe për të arsimuar sa më mirë ushtarakët e saj.
Ministri shqiptar i mbrojtjes, Arben Imami, tha në konferencë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm me reformat ushtarake, por sfidë mbetet rritja e kapaciteteve të personelit ushtarak me shkollime dhe pajisje moderne.
Shqipëria u anëtarësua 3 vjet më parë me të drejta të plota në NATO dhe po bashkëpunon me komandën për transformim me një seri reformash dhe takimesh profesionale. Konferenca synon të krijojë një vizion të qartë integrimi të Shqipërisë deri në 2014, dhe të reformojë strukturat e burimeve njerëzore sipas modeleve të Aleancës.
XS
SM
MD
LG