Lidhje

NATO qetëson Serbinë për trupat kroate në Kosovë


Belgium, Brussels, Jens Stoltenberg, general secretary of NATO, and president of Serbia Aleksandar Vucic
Belgium, Brussels, Jens Stoltenberg, general secretary of NATO, and president of Serbia Aleksandar Vucic

NATO-ja u përpoq të hënën të zbuste shqetësimet e Serbisë lidhur me vendosjen e trupave kroate në Kosovë, duke theksuar se ato u bindeshin të njëjtave rregulla si të gjitha trupat e tjera të forcës paqeruajtëse të KFOR-it.

"Të gjitha trupat e dërguara nga aleatët e NATO-s dhe vendet partnere për operacionin tonë në Kosovë veprojnë nën ... një kornizë të përkufizuar mirë, e cila përcaktohet nga rezoluta 1244 e OKB-së," u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Zoti Vuçiq është shprehur i zhgënjyer rreth një njoftimi të Kroacisë se ajo do të dërgojë më shumë trupa në Kosovë si pjesë e KFOR-it, sipas medias. Serbia dhe Kroacia ishin vende armike gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në fillimin e viteve 1990.

Zoti Vuçiç e quajti qetësues takimin me zotin Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

"Gjithçka që është bërë deri më tani nën mandatin e Kombeve të Bashkuara nga forcat e NATO-s është mbështetur mjaft nga të gjitha palët, dhe shpresojmë që të mbetet e tillë," tha ai.

Zoti Stoltenberg theksoi se nuk ishte planifikuar asnjë ndryshim në misionin e KFOR-it, i cili u krijua në vitin 1999 dhe sot numëron rreth 3,500 trupa.

"Aleatët e NATO-s janë plotësisht të përkushtuar ndaj KFOR-it dhe misionit të tij të rëndësishëm," tha sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, duke shtuar se trupat e NATO-s janë në Kosovë për të mbrojtur të gjitha komunitetet dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG