Lidhje

NATO rifillon sulmet ajrore ndaj kryeqytetit libian, Tripoli


NATO rifillon sulmet ajrore ndaj kryeqytetit libian, Tripoli
NATO rifillon sulmet ajrore ndaj kryeqytetit libian, Tripoli

NATO ka rifilluar sulmet ajrore ndaj kryeqytetit libian pas një pauze të shkurtër, duke qëlluar disa objektiva natën e mbrëmshme.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar shpërthime të zhurmshme në qendër të Tripolit dhe kishin parë shtëllunga tymi.

Media shtetërore libiane thotë se bombat goditën zonat e banura dhe ka patur njoftime për viktima.

Kryeqyteti libian dhe zonat përqark kanë qenë objektiv i sulmeve të rregullta ajrore të NATO-s që nga fillimi i operacioneve ushtarake të aleancës në Libi në muajin mars. Rebelët libian po përpiqen të bëjnë përparime drejt Tripolit ndërkohë që koalicioni ndërmerr sulme kundër forcave besnike të udhëheqësit Moammar Gadhafi.

Gjatë ditëve të fundit, rebelët kanë bërë përparime nga qyteti portual Misrata drejt Tripolit, duke thyer rrethimit e qeverisë. Disa grupe rebele kanë avancuar nga Misrata perëndimore në rrethinat e Zlitanit, një qytet fqinj i kontrolluar nga forcat e zotit Gadhafi.

XS
SM
MD
LG