Lidhje

NATO dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë


Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke e akuzuar Moskën për "destabilizim të vazhdueshëm dhe të qëllimshëm" të Ukrainës.

Duke folur sot në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës tha se përfshirja e Rusisë në Ukrainën lindore ka kërcënuar "qendrueshmërinë dhe sigurinë e të gjithë zonës Euro-Atlantike".

Ai i kërkoi Moskës të tërheqë të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake nga Ukraina dhe nga kufiri i saj me Rusinë, duke respektuar kufijtë e njohur ndërkombëtarë të Ukrainës.

Zoti Stoltenberg tha se do të mirëpriste çdo vendim të Ukrainës për të kërkuar anëtarësim në NATO, duke shtuar se Kievi do të vlerësohet në të njëjtën mënyrë si të gjithë anëtarët e mundshëm, nëse i "përmbush standardet dhe u përmbahet parimeve" të organizatës.

XS
SM
MD
LG