Lidhje

Para takimit me Putinin, Trump kritikon NATO-n


Maj 2017
Maj 2017

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të sigurojnë vendet perëndimore se Presidenti Donald Trump do të përforcojë vendosmërinë amerikane për t’u përballur me Moskën gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s, si dhe në takimin me Presidentin rus Vladimir Putin. Por, Presidenti Donald Trump është përqëndruar tek kritikat ndaj NATO-s.

Vetëm pak ditë përpara samitit, vëmendja e Presidentit Trump ishte tek një tjetër shqetësim për NATO-n. Ai foli gjatë një tubimi në shtetin Montana.

“Do takohem me anëtarët e NATO-s dhe do t’u them, ‘Duhet të filloni të paguani faturat. Shtetet e Bashkuara nuk do të përballojnë çdo gjë. Ne paguajmë nga 70 – 90% të kostos për mbrojtjen e Evropës dhe nuk ka problem. Sigurisht që ata na shkatërrojnë në tregti dhe në gjëra të tjera; na e bëjnë të pamundur të bëjmë biznes në Evropë. Megjithatë vijnë dhe na shesin Mercedesët dhe BMW-të. Pra, kemi 151 miliardë dollarë defiçit tregtar me BE-në. Dhe si qershia mbi tortë, na rrënojnë edhe përmes NATO-s”, deklaroi Presidenti Trump.

Presidenti Trump ka ngritur pikëpyetje në mënyrë të përsëritur rreth rolit të SHBA-së në NATO.

Pas tensioneve që u shfaqën rishtazi mes Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë të G-7ës gjatë samitit të Kanadasë, shumë shqetësohen për një krisje të mundshme mes udhëheqësve të NATO-s javën e ardhshme, gjë prej të cilës do të përfitonte Presidenti rus Vladimir Putin, i cili do të takohet me Presidentin Trump në Helsinki, më 16 korrik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG