Lidhje

Shqipëri: Mbledhja e ndihmave për të përmbyturit


Qeveria dhe organizatat joqeveritare kanë nisur mbledhjen e ndihmave humanitare për familjet e përmbytura në zonat jugperëndimore të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qarqet e biznesit dhe me bashkësitë fetare për të ngritur bashkëpunimin në ndihmë të banorëve të përmbytur.

Shqipëri: Ndihma për zonat e përmbytura
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Faza e parë është përballimi i krizës në kohë reale dhe faza e dytë është llogaritja e dëmeve dhe ndihma e afërt me zonat e dëmtuara nga shteti, firmat private dhe bashkësitë fetare. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur prej disa ditësh mbledhjen e ndihmave nga qytetarët e thjeshtë. Ata po dhurojnë tesha dhe ushqime për zonat e përmbytura.

Organizata joqeveritare “Reago” po mbledh në qendër të Tiranës dhe nëpër lagje tesha për grupmosha të ndryshme, batanije dhe ushqime të shportës të domosdoshme ushqimore për t'u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura në Novoselë, Fier, Lushnje dhe vende të tjera.

Veprimtarë të saj pohojnë se duke u marrë me ndihmat ndaj zonave të përmbytura deri tani askush nuk po analizon dëmet që përmbytja solli në ekonominë e vendit dhe ndikimi që kjo do të ketë në rritjen ekonomike.

Nga ana tjetër, qeveria u angazhua që të dëmshpërblejë në maksimumin e mundshëm dëmet e përmbytjeve. Zyrtarët pohojnë se ushqimi për bagëtitë është siguruar plotësisht, ndërsa firma nga Shqipëria dhe Kosova kanë sigurar sasi të mëdha ushime dhe veshmbathje. Sipas tyre, ndihma do të vijnë edhe nga Bashkimi Europian.

XS
SM
MD
LG