Zëvendësministri i ambientit jetësor, Jani Makraduli paralajmëron një nismë që kërkon mbështetjenkonsensuale në parlament për ndalimin e përdorimit të thëngjillit si lëndë për ngrohje.
Aktivistët dhe ambientalistët kërkojnë që Maqedonia si nënshkruese e të gjitha konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të ambientit të zbatojë mekanizmat për realizimin e plotë të detyrimeve në këto fusha. Shoëria civile ankohet se qeveria po deklaron një angazhim të rremë kundër ndotjes, ndërsa për këtë ndan shuma qesharake të fondeve dhe spitalet janë përplot me fëmijë me sëmundje të frymëmarrjes. Ambientalistët e vlerësojnë si cinike sjelljen e autoriteteve qendrore dhe vendore.
Qeveria, ndërkaq, thotë se çështjen e ndotjes së ajrit e ka me përparësi të lartë dhe se po përgatitë një plan strategjik për uljen e ndotjes për 50 përqind në Shkup dhe nga 30 deri 50 përqind në të gjithë vendin brenda dy vjetëve. Por fondet për këtë janë vetëm 1.6 milion euro në vit, të pamjaftueshme, sipas ekspertëve.
Plani parasheh furnizimin me stacione të matjes së ndotjes, uljen e çmimit për ngrohjen e amvisërive përmes ngrohjes qendrore në vend të druve dhe ndotësve të tjerë dhe gjelbërimin e qyteteve.
Facebook Forum