Lidhje

Përmirësohet gjendja e Mandelës


Qeveria e Afrikës së Jugut tha se “nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm” në gjendjen e ish presidentit Nelson Mandela, i cili vazhdon të jetë i shtruar në spital me pneumoni.

Vlerësimi i fundit mjeksor u bë sot. Dje në mbrëmje, zyrtarët thane se gjendja e tij ishte përmirësuar.

94 vjeçari, ikona kundër aparteidit ishte në gjendje të kalonte sot disa orë me anëtarët e familjes në spital.

Kishat në mbarë Afrikën e Jugut shfrytëzuan festën e pashkëve për t’u lutur për mëkëmbjen e ish presidentit, i shtruar në spital për here të tretë në katër muaj.

Shqetësimet janë të shumta në Afrikën e Jugut, mes admiruesve të 94 vjeçarit, laureatit të çmimit Nobel, ku ai konsiderohet hero kombëtar, ashtu si edhe në mbarë botën.

Zoti Mandela ka patur probleme të frymëmarrjes për shkak të tuberkulozit gjatë burgosjes prej 27 vitesh në kohën e aparteidit në vendin e tij.

Ai u bë presidenti i parë zezak në Afrikën e Jugut në vitin 1994.



.
XS
SM
MD
LG