Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, aktualisht ndodhet përpara dy sfidave. Ai do të mundohet të fitojë zgjedhjet e muajit mars në Izrael, të tretat me radhë, pasi as ai e as kundërshtari kryesor i tij Benny Gantz, nuk siguruan mbështetjen e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.
Veç kësaj beteje, zoti Netanyahu po përballet me disa akuza për korrupsion. Por, shefi i ekzekutivit në Tel Aviv tashmë ka njoftuar se do të kërkojë nga parlamenti që t’i garantohet imunitet nga ndjekja penale në çështjen kundër tij.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se do të kërkojë nga parlamenti t’i garantojë atij imunitet nga ndjekja penale për akuza korrupsooni.
Kjo kërkesë mund ta shtyjë fillimin e gjykimit ndaj tij pas zgjedhjeve të marsit.
“Synimi i imi është të qëndrojë në gjykatë për t’u përballur me akuzat e fabrikuara kundër meje. Të dashur qyetarë të Izraelit, ligji i imunitetit ka për qëllim mbrojtjen e zyrtarëve të zgjedhur nga paditë, në raste të nxitura politikisht, që të dëmtojnë vullnetin e njerzëve. Ligji ka për qëllim që të sigurojë se zyrtarët e zgjedhur i shërbejnë popullit, sipas vullnetit të tyre”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Udhëheqësi i partisë opozitare në Izrael, Benny Gantz kritikoi kërkesën e Netanjahut për imunitet ndaj akuzave për korrupsion, duke e quajtur këtë një strategji për t’iu shmangur drejtësisë dhe një ditë të trishtueshme për vendin.
Gantz dhe Netanyahu do të përballen për të tretën herë në zgjedhjet e marsit, pasi pas dy zgjedhjeve, asnjëri nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për krijimin e qeverisë.
Facebook Forum