Një raport i ri i një organizate ndërkombëtare bamirësie thotë se dita e parë e jetës është më e rrezikshmja për fëmijën, në pothuajse çdo vend të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Raporti mbi Gjendjen e Nënave në Botë, i publikuar sot nga organizata “Save the Children”, thotë se studimi i parë global i të dhënave mbi rastet e vdekjes të të porsalindurve zbulon se çdo vit rreth një milion foshnje vdesin ditën që kanë lindur.
Raporti gjithashtu përmban të ashtuquajturin Indeks i Nënave, i cili rendit Finlandën si vendin më të mirë në botë për të qenë nënë dhe Republikën Demokratike të Kongos si vendin më të keq.
SHBA-ja renditet në vendin e 30, më poshtë se të gjitha vendet e Evropës Perëndimore, si dhe më ulët nga Australia, Sllovenia, Singapori, Zelanda e Re, Estonia, Kanadaja, Republika Çeke, Izraeli, Bjellorusia, Lituania dhe Polonia.