Lidhje

Anketë e re për perceptimet reciproke të rusëve dhe amerikanëve


Pikëpamjet e amerikanëve për Rusinë, kanë rënë në nivele që nuk janë parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, sipas një ankete të re të organizatës amerikane të sondazheve, Gallup.

Sipas përfundimeve të saj, 52 për qind e amerikanëve e shohin fuqinë ushtarake të Rusisë, si një kërcënim direkt ndaj interesave jetike amerikane dhe se një e treta e identifikojnë Rusinë si rivalin tradicional të Shteteve të Bashkuara, duke i zënë vendin Koresë së Veriut në krye të listës së Gallupit për ata që shihen si armiqtë e Amerikës.

Edhe përqindja e amerikanëve që e shohin negativisht Rusinë u rrit një pikë, duke shkuar në 73 për qind, një shifër rekord në prirjet e Gallupit.

Këto gjetje pasojnë një anketë të janarit 2018 nga Qendra Levada me qendër në Moskë, sipas së cilës dy të tretat e rusëve i konsideronin Shtetet e Bashkuara si armikun e tyre kryesor.

Pavel Sharikov, një studiues në Institutin për Studime Amerikane dhe Kanadeze më Akademinë ruse të Shkencave, thotë se megjithëse rezultatet e fundit japin shkak për shqetësim, gjendja mund të mos jetë aq e zymtë sa ç'duket.

"Nga perspektiva ime, si Moska edhe Uashingtoni kanë kontribuar tek këto shifra", thotë ai duke vënë në dukje se disa faktorë që nga sanksionet perëndimore lidhur me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe deri tek akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, kanë sjellë nivele të pashembullta retorike të acaruar.

"Nga Shtetet e Bashkuara, ka shumë kritika ndaj Rusisë që politikanët rusë e marrin shumë seriozisht dhe me shumë dramacitet dhe reagojnë ndaj ndaj këtyre kritikave me kërcënime të përshkallëzuara", tha zoti Sharikov.

FILE - Two women are seen near a display after a military parade in Red Square, Moscow, Russia Nov. 7, 2018.
FILE - Two women are seen near a display after a military parade in Red Square, Moscow, Russia Nov. 7, 2018.

Andrei Kolesnikov, një analist politik me Qendrën Carnegie të Moskës, thotë se frika e përgjithshme e publikut për luftë, e shprehur nga "të dyja anët e oqeanit", nuk kanë gjasa të ndikojnë ndjeshëm tek lidhjet dimplomatike.

"Vendimet e mëdha politike merren në një nivel tjetër. Përveç kësaj, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të dobëta. Por nuk përmirësohet situata, kur njerëzit e thjeshtë fillojnë të kenë pikëpamje negative", thotë ai.

Olga Pavlova kontribuoi në këtë raportim nga Moska.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG