Lidhje

Nju Jorku në pritje të Vitit të Ri


Në Nju Jork, në Sheshin Times Square sfera e mbuluar me kristal është gati të fillojë hedhjen e lirë në sekondat e fundit të vitit, deri në mbërritjen e Vitit të Ri. Dje organizatorët kryen një provë të fundit për shfaqjen tradicionale.

Këtë vit, nderi i shkeljes së sustës për lëshimin e sferës i është rezervuar për herë të parë, Presidentit të Shoqatës së Miqësisë Sino-Amerikane.

Çdo vit ceremonia e sferës së kristaltë ka një temë të caktuar. Këtë herë tema është “Dhurata e Harmonisë’ një frazë simbolike që nënkupton shpresën për një botë në harmoni.

Grupi i njohur kinez "Chongqing, China" do të japë shfaqje në shesh në vigjiljen e Vitit të Ri.

Sfera e kristaltë është më e madhja në botë, ajo peshon rreth 6 tonë dhe ka më tepër se 32 mijë llampa gjysëm përçuese. Ajo do të krijojë 16 milionë ngjyra të ndryshme dhe miliarda dizenjo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG