Lidhje

Nju Jorku nën masa të forta sigurie me rastin e festimeve për Vitin e Ri


Në Nju Jork, qyteti amerikan ku zakonisht marrin pjesë më shumë njerëz në festimet e natës së Vitit të Ri, u shtuan së tepërmi masat e sigurisë në sheshin Times Square, ku zhvillohet ceremonia tradicionale e pritjes së Vitit të Ri.

Zyrtarët e qytetit thonë se në mbrëmje në parashikojnë të mblidhen rreth 1 milionë njerëz nga e gjithë bota, për të parë rënien e lirë të sferës, që përfundon me momentin emocional të ardhjes së Vitit 2018.

Policia e qytetit të Nju Jorkut ka vendosur më tepër se 1 mijë kamera sigurie në shesh dhe rreth tij, si dhe një numër rekord oficerësh policie për patrullimin e mbarë zonës. Këto masa të forta sigurie merren sidomos pas sulmeve terroriste që ka patur edhe kohët e fundit në qytetin ikonë të Amerikës.

Për herë të parë në ndërtesat e larta të Nju Jorkut janë vendosur këtë vit snajperë, për të qenë të gatshëm në rast nevoje.

NEW YEAR EVE SECURITY
NEW YEAR EVE SECURITY

Vizitorët që hyjnë në shesh, kalojnë dy herë para detektorëve të metaleve dhe qenve të sigurisë.

Veç kësaj, në pika të veçanta të sheshit Times Square, ku ka më tepër turistë, janë vendosur blloqe betoni, në përjekje për të parandaluar akte të mundshme terroriste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG