Lidhje

Tetë të vdekur në një "akt terrori" në New York


Sipas autoriteteve autori i sulmit është Sayfullo Saipov nga Uzbekistani. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, De Blasio e cilësoi sulmin si "një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm".

Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist. "Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm".

Sipas autoriteteve autori i sulmit është 29 vjeçari Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

Pasi shtypi kalimtarët dhe u përplas me një autobuz shkolle, drejtuesi i makinës doli duke vringëlluar me sa duket një armë, por që ishte armë lodër.

Sipas dy zyrtarëve të rendit autori i sulmit thirri "Allahu Akbar" me të dalë nga makina.

Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur.

Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një "ujku të vetmuar", duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.

Autoritetet thanë se 6 veta humben jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve. Të paktën 11 veta janë dërguar në spital me plagë të rënda.

Një numër i madh makinash të policisë janë në vendin e ngjarjes.

Departamenti i policisë së New Yorkut u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

Tetë të vdekur në një incident në New York
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:33 0:00

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se presidenti, Donald Trump, është informuar për incidentin.

Presidenti Trump shkroi më pas në rrjetin social twitter se " duket si një sulm tjetër nga një person shumë i sëmurë dhe me çrregullime".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG