Ekonomia e Kinës u rrit me 7 presje 4 përqind në tremujorin e tretë, duke mos arritur objektivin e qeverisë dhe duke rënë në nivelin më të ulët të rritjes që kur filloi kriza financiare globale.
Shifrat e publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave tregojnë se ky është tremujori i shtatë rradhazi i uljes së rritjes për ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Megjithëse rritja ishte 7presje 4 do të konsiderohej e fuqishme për shumë vende, shifra është e ulët për Kinën, e cila ka patur një rritje mesatare vjetore prej 10 përqindësh për dekada me rradhë.
Por kryeministri Wen Gjiabao është ende optimist se Kina mund të arrijë objektivin e 7 presje 5 përqindshit këtë vit, duke thënë se ekonomia po stabilizohet dhe ka qënë në gjendje të mirë gjatë tre muajve të fundit.