Lidhje

Vriten 9 punëtorë nigerianë


Ushtaria e Nigerisë thotë se nëntë punëtorë të ndërtimit janë vrarë në verilindje të vendit, ku janë aktivë militantët e grupit islamik Boko Haram.

Zyrtarë ushtarakë thanë se viktimat ishin duke punuar në një xhami në qytetin Maiduguri.

Zyrtarët nuk bënë të ditur se kush ishin autorët e sulmit. Por Maiduguri, kryeqyteti i shtetit Borno, ka pësuar në mënyrë të përsëritur sulme nga ana e grupit Boko Haram.

Ky grup islamik ka marrë përgjegjësinë për sulme të shumta në Nigeri, duke përfshirë shpërthime kishash dhe minimin e një ndërtese të Kombeve të Bashkuara.

Muajin e kaluar, grupi mori përgjegjësinë për sulmin ndaj tre kishave të krishtera në shtetin e Kadunës. Sulmet shkaktuan kundërpërgjigje nga të krishterët dhe çuan në ditë trazirash, që lanë afro 100 viktima.

Boko Haram nuk e njeh qeverinë e Nigerisë apo kushtetutën, dhe thotë se po lufton për të krijuar një shtet të rreptë islamik.
XS
SM
MD
LG