Lidhje

Nigeria mban zi për viktimat e avionit të rrëzuar


153 vetë humbën jetën nga rënia e avionit në Lagos

Në Nigeri po mbahen tre ditë zie kombëtare për viktimat e avionit që u rrëzua dje në Lagos, ku mbetën të vrarë 153 njerëzit në bord.

Mbetjet e avionit vazhdonin të digjeshin sot në mëngjes, ndërkohë që punëtorët e emergjencës nxorën trupa dhe mbeturina nga vendi i rrëzimit në një lagje të banuar.

Në një intervistë për shërbimin afrikan të Zërit të Amerikës, këshilltari presidencial Reuben Abati tha se ishte tepër herët për të thënë se cilat ishin shkaqet e aksidentit. Ai tha se presidenti nigerian kishte urdhëruar një hetim të menjëhershëm lidhur me arsyet e rrëzimit.

Zyrtarë të Autoritetit të Aviacionit Civil të Nigerisë thanë se avioni i kompanisë Dana Airlines ishte duke udhëtuar nga Abuxha për në Lagos, kur ai u rrëzua në një ndërtesë dy-katëshe në një zonë me popullsi të dendur, duke shkaktuar zjarr edhe në ndërtesa të tjera.
XS
SM
MD
LG