Lidhje

Nikoliç siguron udhëheqësit evropianë për qëndrimet e tij


Gjatë vizitës së parë në Bruksel si President, ai tha se “nuk ka të ardhme më të mirë për Serbinë sesa anëtarësimi në BE”

Presidenti i ri i Serbisë u përpoq sot të siguronte udhëheqësit evropianë se ai i ka ndryshuar qëndrimet e tij të skajshme anti-perëndimore, duke thënë se vendi i tij shpreson të marrë miratimin e Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Gjatë vizitës së parë në Bruksel si President, zoti Nikoliç tha se “nuk ka të ardhme më të mirë për Serbinë sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian”. Ai i bëri komentet pas një takimi me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Pavarësisht nga problemet për formimin e qeverisë, ne do të bëjmë gjithçka të mundur për ta marrë miratimin e BE-së përpara fundit të vitit për të hapur negociatat e pranimit,'' tha zoti Nikoliç.

Zoti Nikoliç, i cili thotë se i ka braktisur pikëpamjet e ekstremit të djathtë, u bë burim polemikash pas zgjedhjes president muajin e kaluar, kur vuri në pikëpyetje nëse vrasja e 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995 përbënte gjenocid. Polemika ngjalli edhe deklarata e tij se Vukovari, qyteti kroat shkatërruar nga forcat serbe në vitin 1991, është qytet serb.

XS
SM
MD
LG