Presidenti i ri nacionalist i Serbisë tha sot se vendi i tij është i hapur për kompromise për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën ndërkohë që përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por deklaroi se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Tomislav Nikoliç tha se Serbia është gati të rifillojë negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja të cilat i nisi qeveria e ish-presidentit Boris Tadiç në vitin 2011. Ai tha se “është i hapur për bisedime mbi të gjitha çështjet dhe për zgjidhje kompromisi”. Zoti Nikoliç shtoi se Serbia “nuk do ta njohë kurrë” deklaratën e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Tomisllav Nikoliç, ish nacionalist i vendosur që nga periudha e luftës së viteve ’90, mundi Boris Tadiçin në zgjedhjet presidenciale të majit, duke nxitur shqetësime për rifillimin e tensioneve ndëretnike në Ballkan.
Por, pas fitores në zgjedhje, presidenti serb ka bërë disa komente pajtuese rreth marrëdhënieve rajonale në përpjekje për të siguruar zyrtarët e BE-së dhe fqinjët e Serbisë se politikat e tij janë pro Bashkimit Evropian.

Shiko komentet (2)
Ngarko komente të tjera