Lidhje

Tomislav Nikoliç jep dorëheqjen nga Partia Progresive


Zoti Nikoliç paraqiti dorëheqjen dje dhe caktoi zevendësin e tij Aleksander Vucici si udhëheqës deri në kuvendin e ardhshëm të partisë

Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë Tomislav Nikoliç dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Progresive, duke thënë se dëshiron të jetë kreu i të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Zoti Nikoliç paraqiti dorëheqjen dje dhe caktoi zevendësin e tij Aleksander Vucici si udhëheqës deri në kuvendin e ardhshëm të partisë ku do të zgjidhet kryetari i ri.

Ai u bëri thirrje politikanëve serbë për të formuar një koalicion të ri qeverisës sa më shpejt të jetë e mundur.

Politikani konservator serb fitoi ndaj presidentit Boris Tadiç në zgjedhjet e 20 majit. Ai shihet si pro-rus, por dje i tha një delegacion të Bashkimit Evropian se përparësia e vendit të tij është integrimi në BE.
XS
SM
MD
LG