Joyce Kilmer, një poet amerikan i cili vdiq në vitin 1918, shkruajti një poezi të famshme të quajtur Trees (Pemët). Poezia fillon me fjalët “Mendoj se kurrë nuk do të më duket një poezi, e bukur sa një pemë.” Këtë vit, nëse do të ishte gjallë, ai do të kishte shkruar rreth një peme që e do jetën dhe ka mundur një tragjedi.
Më 11 shtator, 2001, sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, la pas vetëm vdekje dhe shkatërrim. Por, diçka e papritur ndodhi. Një pemë e vetme mbijetoi.
Ajo qëndron sot në mes të përmendores së 11 shtatorit në Manhattan, e fortë dhe shumë e gjallë. Nuk pritej që të mbijetonte.
Richie Cabo nga Departamenti i Parqeve të qytetit, thotë se punëtorët e shpëtimit e gjetën nën rrënoja dhe vendosën ta sjellnin në fidanishten më të madhe të qytetit.
“Pema ishte 9 metra e lartë. Kur ndërtesat ranë mbi të, asaj iu prenë shumë nga degët. Kështu që, kur e morëm, ishte 2 metra e lartë dhe kishin ngelur vetëm tre degë dhe disa gjethe në të.”
Zoti Cabo dhe grupi i tij u kujdesën për pemën dhe ajo qëndroi 9 vite në fidanishte.
“Kjo pjesa këtu është para 11 shtatorit dhe kjo është pjesa që u rrit pas tragjedisë. Kjo pemë tregon historinë se çfarë i ndodhi.”
Dy vite më parë, pema, një lloj dardhe, u kthye në vendin e saj, së bashku me pemë të transplantuara. Eddie Gindi, shef ekzekutiv në dyqanin Century 21 aty pranë, mezi priste ta shihte.
“U ktheva në zyrën time, u mallëngjeva me të vërtetë dhe këto fjalë më erdhën në mendje dhe shkruajta këtë këngë.”
Dhe ai krijoi një video muzikore.
“Dhe mbijetoi. Mbijetoi ashtu si unë gjatë asaj kohe, ashtu si kompania ime, qyteti i Nju Jorkut, dhe Amerika.”
Kohët e fundit, zoti Gindi u takua me zotin Cabo tek përmendorja.
“Ju të Departamentit të Parqeve, dhe e them këtë nga thellësia e zemrës, siç e kam thënë edhe më parë, jeni heronj.”
Century 21 po shet kopje të këngës për të mbledhur fonde për organizatën “Tuesday’s Childen”, që mbështet ata të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga sulmet: fëmijët dhe familjet e njerëzve të vrarë atë ditë. Deri tani, janë mbledhur më shumë se 200 mijë dollarë.