Lidhje

Nishani kërkon shpejtimin e reformave


Në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kërkoi shpejtimin e reformave ekonomike dhe sociale për të arritur standardet e integrimit në Bashkimin Europian rezultatet e pamjaftueshme të punës së tyre. Zoti Nishani i bëri këto komente gjatë një tubimi që përkujtoi 25-vjetorin e Lëvizjes Demokratike në Shqipëri.

Pres. Nishani kërkon shpejtimin e reformave
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, bëri sot thirrje autoriteteve shtetërore të përshpejtojnë reformat ligjore, sociale dhe ekonomike për të arritur sa më parë integrimin në Bashkimin Europian.

Presidenti Nishani deklaroi se diktatura komuniste i humbi popullit shqiptar shumë kohë, jetë dhe energji në izolim, duke e ndarë përkohësisht me vlerat demokratike europiane.

Zoti Nishani i bëri këto komente në konferencën shkencore për 25 vjetorin e Lëvizjes për Demokraci, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Universiteti i Tiranës.

Presidenti Nishani tha se revolta e studentëve me thirrjet Liri demokraci dhe e duam Shqipërinë si gjithë Europa shprehu dhe përcaktoi ambicjet demokratike të popullit shqiptar pr t'u bërë një vend i zhvilluar i qytetërimit europian.

Tranzicioni sërish konsumoi një kohë të rëndësishme për të arritur standardet europiane të të drejtave njerëzore, megjithatë përpjekjet për integrim duhen shtuar, tha ai, pasi u fitua statusi i vendit kandidat në BE.

Gjatë tranzicionit edhe sot shoqëria shqiptare trashëgoi pasojat e rënda të diktaturës komuniste, e cila u luhat nëpër aleancat komuniste lindore, duke shkatërruar liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Regjimi komunist vrau, burgosi dhe internoi mijëra qytetarë për qëndrimet e tyre politike, duke e bërë ardhjen e demokracisë të mundimshme në fund të viteve 90.

XS
SM
MD
LG