Lidhje

Nishani bën betimin si president


Në Shqipëri presidenti i ri i vendit Bujar Nishani bëri sot në mbrëmje betimin përpara parlamentit duke marrë kështu zyrtarisht detyrën e Kreut të Shtetit.

Në fjalën e tij përpara parlamentit, presidenti Nishani u angazhua për realizimin e një reforme të rëndësishme në Drejtësi dhe për konsolidimin e pavarësisë së këtij sistemi. Zoti Nishani u zgjodh muajin e kaluar me votat e shumicës së djathtë nga radhët e së cilës ai vjen.

Zgjedhja e tij u kundërshtua nga opozita e cila kërkoi një proces konsensual dhe foli për venien ne krye te shtetit, sipas saj, të “një noteri të pushtetit”. Presidenti Nishani premtoi se ka të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë për të qenë një partner i sinqertë si për shumicën ashtu dhe për opozitën dhe se institucioni që ai do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme do t’i ketë dyert e hapura për të gjitha palët. Zoti Nishani uroi që në vend të vazhdojë klima e bashkëpunimit dhe e dialogut mes forcave politike për realizimin e reformave të rëndësishme që i nevojiten vendit dhe vecanërisht për përmbushjen e 12 kritereve që Bashkimi euriopian i ka përcaktuar Shqipërisë në mënyrë që ajo të mund të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat.
XS
SM
MD
LG