Lidhje

Tiranë: Nishani hedh poshtë akuzat e bashkiakut Veliaj


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për vjedhjes, sipas këtij të fundit, të një prone të kishës katolike në Elbasan.

Presidenti Nishani kërkoi shqyrtimin dhe vërtetimin e akuzave nga drejtësia, sepse siç u shpreh ai në një konferencë shtypi të pazakontë, “shqiptarët nuk mund të kenë në zyrën e presidentit një njeri që është hajdut”.

Zoti Nishani kërkoi publikisht që prokuroria të nisë hetimet për të vërtetuar dhe identifikuar hajdutin, i cili, sipas tij e ka vendin përpara ligjit dhe në qeli.
“Kjo çështje i kalon drejtësisë për shqyrtim. Drejtësia ka për qëllim të vërtetojë akuzat dhe të identifikojë presidentin si hajdut në bazë të krimit që ka kryer. Ose përdhosjen e shtetit shqiptar ta dërgojë përballë ligjit. Kjo është një rrugë pa kthim pa ndalesë prandaj unë ju ftoj që ta ndiqni me vëmendje të posaçme gjykimin e drejtësisë” - tha zoti Nishani.

Presidenti Nishani deklaroi po ashtu se tubimi i djeshëm i bashkiakut Erion Veliaj para gjykatës administrative të Apelit ishte një sulm i dhunshëm terrorizues ndaj gjykatës dhe kërkoi të hetohet edhe për atë ngjarje.

Ai hodhi akuzat e zotit Veliaj, sipas të cilit, presidenti ndikoi pranë gjykatës për të zgjedhur një trupë gjykuese në konflikt interesi në procesin gjyqësor për ndërtimin apo jo të një pallati shumëkatësh poshtë digës së liqenit artificial në parkun e periferisë së kryeqytetit.

“Presidenti nuk ka asnjë lidhje me gjykatën, që organizohet nga kryetari i vet dhe nga kancelari” - tha zoti Nishani, duke lënë të kuptohet se deklaratat për këtë temë ishin të pavërteta.

Kritikat dhe akuzat publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës ndaj Paresidentit të Republikës u ashpërsuan sidomos pasi zoti Nishani takoi dhe përkrahu grupet e veprimtarëve të mjedisit, që protestuan kundër betonizimin e parkut të liqenit gjatë ndërtimit të një këndi lojërash.

XS
SM
MD
LG