Bashkimi europian njeh hapat përpara të bëra nga Shqipëria dhe mundësia që këtë vit vendi të mund të marrë statusin kandidat duket më e afërt. Ky ka qenë të paktën vlerësimi i shprehur nga presidenti i Komisionit europian Jose Manuel Barroso në përfundim të takimit me presidentin shqiptar Bujar Nishani. Ashtu si dhe presidenti I Bashkimit europian Herman Van Rompuy, të dy zyrtarët e lartë të Brukselit kanë theksuar se gjithshka është në dorën e Shqipërisë duke nënvizuar nevojën për t’u përqëndruar në forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe pavarësinë e gjyqësorit
“Më lini të jem shumë i qartë, Shqipëria po shënon progres dhe unë besoj se perspektiva e Shqipërisë për progres në vitin 2012 është e vërtetë, si dhe se statusi kandidat është i arritshëm. Tashmë është në duart tuaja, që me ndihmën tonë, të bëni atë që nevojitet për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit”, deklaroi presidenti I Komisionit europian ndërsa vlerësimet për ecurinë e Shqipërisë nuk kanë munguar as nga Presidenti i Bashkimit europian Herman Van Rompuy, të cilët kanë dhënë deklarata publike dje pas takimeve që kanë patur e presidentin shqiptar Bujar Nishani.
Presidenti Barroso ritheksoi fushat në të cilat Brukseli pret të shoh përparim të mëtejshëm. "Miratimi i Kodit Zgjedhor, madje edhe arritjet në 12 pikat kyçe të opinionit të vitit 2010, në fusha si shteti ligjor, reformat në administratën publike e të drejtat themelore janë hapa konkret në rrugën e duhur. Duke u bazuar në progesin e arritur deri më tani, Shqipëria mundet, dhe duhet, që tani të bëjë më shumë. Nuk duhen kursyer as përpjekjet dhe as vendosmëria për të adresuar çështjet e mbetura, që kanë të bëjnë me reformat institucionale, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe respektimin për shtetin e së drejtës, përfshirë një gjyqësor të pavarur dhe efikas”
Në të njejtën linjë ishte edhe presidenti Van Rompuy, ndërsa të dy përfaqësuesit e lartë europianë bën thirrje që qeveria dhe opozita të vazhdojnë bashkëpunimin për reformat e nevojshme në procesin e integrimit. Sipas presidentit Van Rompuy: "Integrimi evropian duhet të jetë një përpjekje e vërtetë kombëtare dhe një projekt gjithëpërfshirës. Angazhimi I vazhdueshem dhe një dialog I qëndrueshëm dhe konstruktiv janë thelbësor për suksesin e Shqipërisë. Niveli i lartë i mbështetjes nga qytetarët shqiptarë për integrimin evropian është një kolonë e rëndësishme, mbi të cilën udhëheqësit politikë të Shqipërisë mund të ndërtojnë një platformë të përbashkët në interes të Republikës së Shqipërisë".
Që prej nëntorit të kaluar kur u arrit dhe marrëveshja politike mes palëve në Shqipëri, janë realizuar shumë reformat ë përbashkëta pikërisht nën trysninë e arritjes së objektivave të përcaktuara nga Brukseli. Nën këtë trysni sot parlamenti pritet të votojë edhe ligjin për kufizimin e imunitetit për deputetët, zyrtarët e lartë qeveritarë dhe gjyqtarët. Socialistët ashtu sic kishin paralajmëruar do të votojnë në favor pavarëisht se paketa e propozimeve të tyre që lidheshin me DRejtësinë u rrëzua nga shumica.