Zyrtarët japonezë thonë se nivele radioaktiviteti të dëmshme për foshnjat janë diktuar në rezervat ujore të disa qyteteve pranë Tokjos, ndërkohë që vendi është pllakosur nga paniku për përhapjen e ndotjes radioaktive nga centrali i dëmtuar.
Agjencia e lajmeve Kyodo njofton se jodio radioaktive në nileve shqetësuese u zbulua gjatë 2 ditëve të fundit në ujin e 3 prefekturave.
Zyrtarët në Tokjo thanë më parë sot se uji ishte tani i padëmshëm për foshnjat, pas rënies së nivelit të lëndëve radioaktive. Sasi radioaktiviteti janë zbuluar edhe në qumësht dhe zarzavate nga një zonë e gjerë përreth Fukushimës.
Në zhvillime të tjera, zyrtarët japonezë thonë se dy punonjës të ekipeve emergjente në centralin e dëmtuar bërthamor janë shtruar në spital me plagë në këmbë, pasi u ekspozuan ndaj niveleve të larta të rrezatimit.
Sekretari kryesor i kabinetit tha sot se punëtorët po punonin për të riparuar pompat e ftohjes në reaktorin numër 3, i cili konsiderohet si reaktori më i rrezikshëm i centralit.