Niveli i papunësisë në 17 vendet e eurozonës arriti një kulm të ri, por udhëheqësit evropianë po shprehin besim se kriza dy vjeçare e borxhit në kontinent është pranë fundit.
Bashkimi Evropian tha sot se niveli i papunësisë në Eurozonë është 10 presje 7 përqind, shifra më e lartë që kur filloi të përdoret euroja 13 vjet më parë. Niveli i papunësisë në Spanjë është 23 përqind kurse në Greqi gati 20 përqind.
Miratimi i shkurtimit të buxheteve në mbarë vendet e eurozonës ka ndihmuar në uljen e defiçiteve qeveritare, por ka shtuar presionin mbi punonjësit dhe pensionistët ndërsa punët në sektorin public po eleminohen, ndërsa pagat, pensionet dhe shpenzimet në programet sociale janë shkurtuar.
Para një takimi dy ditor të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel, presidenti Herman Van Rompuy tha se niveli i lartë i papunësisë dhe masat shtrënguese ekonomike venë programet sociale në rrezik dhe mund të dëmtojnë gjithashtu vetë idenë evropiane. Ai tha se Evropa duhet të luftojë pabarazinë dhe varfërinë.
Tre vende të eurozonës janë detyruar të sigurojnë ndihmë ndërkombëtare – Greqia dy here ndërsa Irlanda dhe Portugalia një herë për të financuar qeveritë e tyre. Greqia po punon tani për të plotësuar kërkessat e kreditorëve ndërkombëtar para se të marrë fonde nga paketa prej 173 miliardë dollarë e ndihmave.