Ekspertët thonë se askush nuk do ta dijë se çfarë ka ndodhur me aeroplanin malajzian të pasagjerëve derisa të gjendet kutia e zezë që regjistron ato që kanë ndodhur në aeroplan. Por edhe kjo mundësi po shuhet me shpejtësi, paisja regjistruese dërgon sinjale vetëm për 30 ditë pas aksidentit. Marina amerikane ka dislokuar në Oqeanin Indian një mjet që kap sinjalet që lëshon kutia e zezë. Materiali në vazhdim na tregon se si funksionon paisja në fjalë.
Ky është sinjali që lëshon kutia e zezë, e cila mban çelësin e asaj që ndodhi në bordin e aeroplanit malajzian. Marina ushtarkae amerikane ka dërguar një paisje si kjo në zonën e kërkimeve.
Paisja kërkuese do të tërhiqet për rreth 6 kilometra nga një anije ushtrake australiane “Seahorse Standard”. Rreth dy-të-tretat e kësaj distance ajo do të jetë e zhytur në fund të oqeanit. Gjetësi dëgon sinjale akustike tek një paisje marrëse dhe një laptop në bordin e anijes.
Paul Nelson është me kompaninë Phoenix International që ka prodhuar paisjen në fjalë:
“Sinjalet e mund të jenë shumë të zbehta dhe kanë nevojë ër t’u rikontrolluar e verifikuar”.
Verifikimi, nënkupton rikthimin e anijes dhe ripozicionimin e gjetësit për të kaluar në të njëjtën zonë përsëri. Ky manovrim kërkon 8 orë. Por koha po kalon me shpejtësi. Bateritë e kutisës së zezë zgjasin 30 ditë, ndonjëherë edhe më shumë, por sa më shumë kalon koha, aq më i zbehtë është tingulli që ajo lëshon.
Jim Gibson, me kompaninë Phoenix:
“Paijsja ka një afat 30 ditësh kur është në ujë. Por kemi raste kur sinjali i dërguar nga kutia e zezë është dëgjuar edhe pas 45 ditëve.”
Kërkimi tani është përqendruar disa mijëra kilometra përtej jugperëndimit të qytetit Perth në Australi. Pas gjetjes së kutisë së zezë një tjetër paisje do të dërgohet atje.
Për gjetjen e copave të tjera të avionit, një paisje si kjo do të dërgohet atje. Krahët e fuqishëm të saj mbledhin copat dhe i vendosin ato brenda një kutie të madhe për t’i nxjerrë në sipërfaqe:
“Është e ngjashme me helikopterin. Pajisja vjen vërdallë rreth fundit të oqeanit dhe ka të montuar një video kamera.”
Kjo pajisje që quhet Remora ndihmoi në gjetjen e avionit të linjës ajrore franceze i zhdukur për pesë ditë, por kutia e zezë u gjet pas dy vjetësh. Remora solli në sipërfaqe motorat, kompjuterat, kutitë e zeza dhe të tjera.
Por duhet kohë dhe në kushte të vështira. Shikoni se çfarë ndikimi ka trysnia e thellësive në këto gota plastike. Kjo u dërgua në thellësi kur Remora u fut brenda Titanikut rreth 3 mijë e 800 metra, një thellësi e ngjashme me Oqeanin Indian.
Ndërkohë që kërkimet i afrohen javës së tretë, koha po humbet me shpejtësi.