Lidhje

Një Krishtlindje ndryshe për KFOR-in


Kosovo-KFOR US First Sergent

Për KFOR-in në Kosovë, pandemia e koronavirusit ka ndryshuar plotësisht operacionet dhe festimet e Krishtlindjeve. Por megjithë pandeminë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja mbetet i pandryshuar: Të ruajë sigurinë në Kosovë siç ka bërë prej mëse dy dekadash.

Një Krishtlindje ndryshe për KFOR-in
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Në kushtet e pandemisë, forca për Kosovën e udhëhequr nga NATO-ja, ka vendosur disiplinë më të rreptë higjene në shtabin e saj në Prishtinë, i cili ndodhet pothuajse nën izolim. Të gjithë mbajnë maska dhe tregohen shumë të kujdesshëm për të ruajtur distancimin fizik me banorët.

Togeri amerikan Parker Mooney është nga Portland i Oregonit.

"Padyshim është një situatë e veçantë. Nuk prisja t’i kaloja Krishtlindjet në Kosovë, por ka qenë vërtet e këndshme për mua. Më ka marrë malli për familjen," tha togeri 25-vjeçari ndërsa patrullonte në Prishtinë.

Me rastin e Krishtlindjeve u mbajt një shërbesë kishtare me një numër të kufizuar ushtarakësh, por jo festimet e zakonshme më të mëdha.

Luigi Rizzo është reshter 45-vjeçar nga Roma.

"Kam një fëmijë të vogël i cili po më pret me gruan time në shtëpi. U uroj atyre Gëzuar Krishtlindjet, familjes sime që më mbështet këtu dhe shfrytëzoj rastin t’i uroj edhe Kosovës, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri që do të vijë me vaksinimin, zgjidhjen e këtij problemi," tha ai.

Ndërsa Borut Zupevc, është reshter i kontigjentit slloven të KFOR-it:

"Më duket pak e çuditshme që nuk jam në shtëpi me familjen, por gjithsesi kam këtu familjen time, do të thosha, të dytë, që janë miqtë e mi të ekipit," thotë ai.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it me rreth 3,300 trupa nga 27 vende udhëhiqet nga NATO-ja që nga mbarimi i luftës në qershor 1999.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG