Lidhje

Një robot që zbulon maskën


Roboti Pepper

Inxhinierët në Francë kanë krijuar një robot që mund të zbulojë nëse njerëzit mbajnë maskë për t’u ruajtur nga koronavirusi dhe, nëse jo, u kujton atyre me mirësjellje që të vënë maskën.

Roboti i ri është një përmirësim i atij me emrin Pepper, 120 cm i gjatë, me tipare të ngjashme me njeriun, i cili tashmë funksionon në disa vende për të përshëndetur vizitorët nëpër dyqane, ekspozita dhe hapësira të tjera publike.

Kamera e robotit skanon fytyrat e njerëzve që i afrohen, dhe nëse zbulon se gjysma e poshtme e fytyrës është e zbuluar, shqipton fjalët: "Duhet të vësh gjithmonë maskën".

Nëse e sheh që vizitori vendos maskën, roboti e falenderon.

Ideja nuk është për të patur një polic robot, pavarësisht nëse njerëzit e kanë ose jo maskën, por për ta kujtuar tjetrin në mënyrë miqësore, thotë Jonathan Boiria, shefi i shitjeve për Evropën në kompaninë SoftBank Robotics, krijuese e robotit Pepper.

"Njerëz jemi. Ndonjëherë e heqim maskën kur zbresim nga autobusi dhe harrojmë ta vemë përsëri kur shkojmë në zyrë. Roboti të kujton,” thotë ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG