Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka në plan të vazhdojë të nxisë negociatat e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve në ditët e ardhshme, pasi ai dhe Presidenti Barak Obama u takuan me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Washington.
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha mbrëmë se zoti Kerry dhe zoti Abbas mbajtën një takim të dytë për “shkëmbimin e ideve” dhe për të diskutuar lidhur me drejtimet e mundshme që mund të marrin bisedimet paqes.
Në takimin e mëparshëm në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama i bëri thirrje zotit Abbas të marrë vendime të ashpëra, si dhe të marrë mbi vete rreziqe për arritjen e paqes me Izraelin.
Zoti Abbas tha se ai kërkon që Izraeli të lirojë grupin e fundit të të burgosurve palestinezë, sipas planit.
Presidenti Obama, po ashtu i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të vazhdojë me planet për lirimin e të burgosurve palestinezë dhe shtoi se të gjitha palët do të duhet të bëjnë kompromis, në mënyrë që të vendoset paqja.