Lidhje

Një treg i krijuar dhe operuar nga gratë në Siri


Në Siri, ku shoqëria dominohet nga burrat, një grup grash sipërmarrëse kanë hapur një treg të vogël për produkte bujqësore në qytetin Amuda në verilindje të vendit. Tregu, i cili operohet tërësisht nga gratë, përfaqëson devijim nga tradita ku aktiviteti ekonomik është i përqëndruar në duart e burrave. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zana Omer vizitoi tregu dhe na përcjell përshtypjet.

Në dukje një treg i zakonshëm, por në realitet diçka krejt e veçantë për Sirinë verilindore. Ky treg produktesh bujqësore operohet plotësisht nga gratë.

Katërmbëdhjetë gra sipërmarrëse e hapën tregun kohët e fundit me mbështetjen e një organizate që ofron ndihma ekonomike për gratë.

Tregu u hap dy muaj më parë dhe falë Zotit na ka ecur mirë. Produket nuk janë me çmime të shtrenjta,” thotë Fakhriya Haciri, një punonjëse në treg.

Themelueset e tregut thonë se synimi ishte të punësonin gra dhe të ndihmonin banorët lokalë me çmime më të lira:

Të gjitha produktet këtu i gjen më lirë. Gratë që punojnë këtu janë të kënaqura. Kemi në plan t’i zgjerojmë operacionet,” thotë Abir Hodan, një nga bashkëthemelueset.

Banorët e qytetit Amuda thonë se u pëlqen të blejnë tek ky treg.

Vij këtu për të blerë produkte të freskëta sepse janë më të lira. Po ashtu dua të mbështes gratë sepse sa më shumë i mbështesim, aq më të suksesshme do të jenë,” thotë Ali Abas, klient në treg.

Themelueset e tregut shpresojnë se u kanë dhënë një shembull frymëzues grave të tjera në këtë rajon të Sirisë verilindore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG