Lidhje

Një amerikan 114 vjeçar mendohet se është burri më i moshuar i botës


Një amerikan 114 vjeçar mendohet se është burri më i moshuar i botës
Një amerikan 114 vjeçar mendohet se është burri më i moshuar i botës

Një amerikan, banor i Montanës mendohet se është burri më i moshuar i botës. Këtë javë ai mbushi 114 vjeç. Uolter Breuning lindi më 21 shtator të vitit 1896, në Melrose të Minesotës dhe në vitin 1918 ai u vendos në Montana, ku punoi për 50 vjet në hekurudhë. Gruaja e tij Agnes, operatore telegrafi po në hekurudhë vdiq në vitin 1957. Çifti nuk pati fëmijë. Walter Breuning e zuri vendin e burrit më të vjetër të botës, pas vdekjes në moshën 113 vjeçare, të britanikut Henry Allingham.

Ekipi i Organizatës Guiness thotë se Breuning është burri më i vjetër i botës, por njeriu i katërt më i moshuar. Në të njëjtin me vit me të kanë lindur tre gra, disa muaj më parë. Walter Breuning mbajti një fjalim para 100 njerëzve në një ceremoni me rastin e ditëlindjes së tij në Qendrën e Komunitetit Rainbow, ku morën pjesë guvernatori i shtetit dhe përfaqësues të Organizatës Guiness të Rekordeve.

Breuning ka statusin e një njeriu të famshëm në azilin ku ai jeton. Në fjalimin e tij ai i quajti vitet e errësirës periudhën kur familja e tij jetoi në Dakotën e Jugut në vitin 1901, pa energji elektrike dhe pa ujë. Ai tha se burrat dhe gratë mund ta gëzojnë jetën, por ata nuk mund të jenë të lumtur, pa patur besimin. Mesazhi i Breuning në fjalimin e tij ishte për tolerancën.

XS
SM
MD
LG