Lidhje

Një film izraelit portretizon rivalitetin at e bir


Filmi “Footnote”, i regjisorit izraelit Joseph Cedar, trajton rivalitetin mes dy studiuesve. Njëri prje tyre është i tërhequr nga shoqëria dhe e ka kaluar jetën duke analizuar hollësitë e panjohura në tekstet e lashta. Tjetri i sheh tekstet ndryshe, në kontekstin e periudhës kur ato janë shkruar. Ata janë at e bir dhe marrëdhënia e tyre rrezikon të prishet kur njëri prej tyre nderohet me çmimin më të lartë kombëtar:

Minister i Arsimit: “Professor Shkolnik? Congratulations.”, Profesor Shkolnik? Urime.

Thirrët gabimisht babain tim?

Anëtarët e Akademisë i kërkojnë Urielit t’i tregojë të atit për keqkuptimin që ka ndodhur.

Nuk keni të drejtë t’ia kaloni këtë nderim që ju bëhet juve, babait tuaj.

Po ai do të më urrejë…

Babai i Uriel Shkolnik-ut, Eliezer Shkolnik, është një studjues i vështirë i bojkotuar vite më parë nga kolegët e tij. Vlerësimi më i madh për të është një informatë plotësonjëse, një footnote, e një eksperti të famshëm kushtuar veprës së tij.

Eliezer nuk mund ta gëlltisë faktin që i biri ka realizuar famën për të cilën ai vetë është përpjekur gjithë jetën ta arrijë. Prandaj, ai i thotë vetes dhe të tjerëve se ai është studjuesi i vërtesë dhe se i biri ka bërë mashtrim.

Producenti Joseph Cedar thotë se Uriel e ndjen se nuk ka zgjedhje tjetër, veçse të durojë mllefin e të atit. Ai beson se mund të arrijë kompromis. Nganjëherë, të duket se regjisori do të trajtojë në këtë film një shqetësim më të madh që kanë sot izraelitët.

“Kompromisi dhe paqja janë të pandara. Paqja në botë është rezultat i kompromisit. Në anën tjetër, Eliezer nuk dëshiron harmoninë. Ai kërkon të vërtetën. Kur babai këmbëngul tek e vërteta, atëhere rebelimi i fëmijës synon vendosjen e paqes. Ideja është: unë bëj kompromis për diçka, ti për diçka tjetër dhe jetojmë së bashku në harmoni. Për shkak të harmonisë duhet të heqësh dorë nga disa parime.”

Uriel Shkolnik: “I have no idea who this man is and he is my father."- Nuk e kuptoj këtë njeri dhe ai është babi im!

Filmi “Footnote” trajton mbi të gjitha marrëdhënien at-bir dhe nevojën njerëzore për të njohur arritjet jetësore. Po ashtu ai tallet me faktin se si debatet mes studjuesve për disa imtësira ndezin luftra akademike.

“Të gjithë janë të mendimit që këtë vit të nderohesh ti me çmimin”.

Në fund, Urieli, i cili gjithmonë ka kërkuar suksesin, heq dorë nga çmimi për hir të të atit. Nga ana e tij, Elizer, zgjedh përkuljen nga parimi i tij për të vërtetën, për të realizuar njohjen e meritave të tij. Regjisori Cedar përmes kameras së tij evidenton gjestet e aktorëve për të theksuar tensionet e pashprehura me fjalë. Editimi i videos së filmit është i shkëlqyer dhe po ashtu edhe muzika e tij. Filmi “Footnote” u emërua për çmimin Oscar në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj dhe ka filluar së fundi të shfaqet në kinematë amerikane.

XS
SM
MD
LG