Lidhje

Një gjykatë në Francë jep dëmshpërblim për një familje boshnjake


Një gjykatë në Francë jep dëmshpërblim për një familje boshnjake
Një gjykatë në Francë jep dëmshpërblim për një familje boshnjake

Një gjykatë në Francë ka akorduar një shumë prej 270 mijë dollarësh si dëmshpërblim për një familje boshnjakek që ka vuajtur si rezultat i krimeve të luftës të kryera nën administratën e ish udhëheqësve serbë Radovan Karaxhiç dhe Biljana Plavsiç.

Gjykata e akordoi shumën e kompesimit sot për familjen e Adil dhe Zuhra Kovaçit dhe fëmijëve të tyre. Familja u shpërngul në Francë nga Bosnje Heregovina mbasi u sulmuan në shtëpinë e tyre gjatë fillimit të luftës në vitin 1992.

Kryefamiljari Adil Kovaçi, u rrah keq, ndërsa djali i tij u qëllua me armë zjarri dy herë në këmbë. Pjestarët e tjerë të familjes u vranë teksa përpiqeshin të largoheshin.

Gjykata franceze gjeti fjator për krime të dy si Karaxhiçin edhe Plavsiçin.

Karaxhiçi është në gjyq në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ku ai përballet me 11 akuza mes tyre për genocid të kryer kundër muslimanëve boshnjakë, kroatëve dhe civilëve të tjerë jo serbë gjatë luftës së viteve 1992 – 1995 në Bosnje Hercegovinë.

Plavsiç ka pranuar se ka luajtur rol në persekutimin e kroatëve dhe muslimanëve gjatë luftës. Dëshmia e saj ishte pjesë e një marrëveshje shfajësimi, sipas së cilës autoritetet hoqën akuzat për genocid, shfarosje dhe vrasje. Ajo kreu 6 vjet burg nga dënimi me 11 vjet për krime lufte, dhe përfitoi lirim të shpejtë në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG