Lidhje

Një grup ushqimesh ulin nivelin e kolesterolit


Një grup ushqimesh ulin nivelin e kolesterolit
Një grup ushqimesh ulin nivelin e kolesterolit

Një studim i ri nga shkencëtarë kanadezë mund të shpëtojë miliona jetë. Sipas të dhënave të studimit, duke ngrënë një grup ushqimesh të caktuara njerëzit mund të ulin ndjeshëm nivelin e kolesterolit duke përmirësuar shanset për shmangien e sëmundjeve të zemrës apo goditjeve në tru.

Çfarë është njohur si dietë perëndimore, përmban mish dhe yndyrna dhe njerëzit që ushqehen me një dietë të tillë, duken nga pesha.

Tani njerëzit gjithnjë e më shumë përpiqen të hanë ushqime të shëndetëshme. Kjo prirje mbështetet nga mjekët, zyrtarët e shëndetësisë, drejtues të qeverisë dhe Zonja e Parë Michelle Obama, e cila nxit fëmijët e shkollës për të ushtruar më shumë dhe për të ngrënë fruta e perime. Ushqimi dhe ushtrimi janë të rëndësishëm në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.

Kolesteroli është një lloj yndyre që ndihmon për të ndërtuar dhe për të ruajtur qelizat. Por ka lloje të ndryshme të kolesterolit. Një lloj i quajtur HDL ndihmon shëndetin e zemrës, ndërsa një tjetër, LDL, ndihmon sëmundjet e zemrës.

Këshilla tipike është për të minimizuar yndyrna të kafshëve ose yndyrna që janë solide në temperaturë dhome. Këto yndyrna janë burime të kolesterolit LDL. Por është gjithashtu e njohur se disa ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq.

"Perimet si bamje e patëllxhan ulin nivelin e kolesterolit të keq" thotë Dr David Jenkins e Spitalit Shën Michael në Toronto, Kanada.

Doktor Jenkins vëzhgoi njerëz që kishin përdorur një dietë me yndyrna të pakta për të parë nëse nivelet e kolesterolit kishin rënë më shumë.

Një numër prej 350 burra dhe gra morën pjesë në studim. Të gjithë ishin në prag të nevojës për barna për uljen e kolesterolit. Ata ndoqën dietë të zgjeruar me ushqime të njohura që ulin kolesterolin e keq LDL, si; mollë, rrush, dhe luleshtrydhe, disa nënprodhime drithtrash dhe perime, arra, vaj ulliri, fasule dhe prodhime soje. Gjashtë muaj më vonë, shkencëtarët shqyrtuar rezultatet.

Ata që kishin ngrënë ushqime që ulnin nivelin e kolesterolit kishin pësuar një rënie 13-14 përqind të kolesterolit LDL. Ata që ndoqën vetëm një dietë me yndyrë të ulët pësuan një rënie prej vetëm 3 përqind. Dr Jenkins thotë se studimi duhet të inkurajojë njerëzit me kolesterol të lartë.

"Ata mund të bëjnë një ndryshim në nivelet e tyre të kolesterolit LDL thjesht nga një përmirësim i dietës."

Shkencëtarët thonë se një tjetër përfitim i kësaj diete të zgjeruar me undyrë të ulët është që njerëzit në studim pësuan edhe një ulje të presionin e gjakut. Studimi u botua në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

XS
SM
MD
LG