Lidhje

Një juri federale në Nju Jork shpall fajtor babain e terroristit Naxhibulla Zazi


Një juri federale në Nju Jork shpall fajtor babain e terroristit Naxhibulla Zazi
Një juri federale në Nju Jork shpall fajtor babain e terroristit Naxhibulla Zazi

Babai i një terroristi të dënuar se planifikonte të vinte një bombë në metronë e qytetit të Nju Jorkut është dënuar për pengim të organeve të drejtësisë në këtë çështje.

Një juri federale në Nju Jork shpalli fajtor Mohamed Vali Zazin për dy akuza, komplot për pengimin e drejtësisë dhe pengimin e drejtësisë. Juria arriti në përfundimin se Zazi e kishte gënjyer Byronë Federale të Hetimeve, çka përbën vepër penale. Ai kishte udhëzuar anëtarët e familjes të shkatërronin kimikatet për prodhimin e bombave të përdorura nga djali i tij.

Zyra e prokurorit amerikan lëshoi një deklaratë ku citonte disa zyrtarë të rendit që ishin marrë me këtë çështje. Ndihmës drejtorja në detyrë i FBI-së për Nju Jorkun, Xhenis Fedarik, citohet të ketë thënë se i pandehuri nuk ka pasur detyrim ligjor të ndihmonte hetuesit në çështjen e djalit të tij. Megjithatë, gënjeshtrat janë pengim i drejtësisë.

Gjatë gjykimit, prokurorët paraqitën prova se Zazi kishte shkatërruar ose fshehur prova si gota, maska, kimikate dhe kontenierë.

Djali i të pandehurit, Naxhibulla Zazi, ka pranuar se kishte marrë pjesë në një komplot të al-Kaidës për të sulmuar metronë e qytetit të Nju Jorkut si vetvrasës në vitin 2009. Zazi i ri ishte stërvitur në një kamp të al-Kaidës në Pakistan një vit më parë. Ai nuk e kreu sulmin pasi mësoi se FBI-ja po kryente hetime ndaj tij. Ai pranoi fajësinë gjatë gjykimit në shkurt të vitit të kaluar.

Një dëshmitar kyç i qeverisë kundër babait, Amanulla Zazi, tha në gjykatë se i pandehuri i kishte thënë që ta zgjidhte problemin e kimikateve, çka do të thoshte se ai duhet t’i shkatërronte ato.

Dënimi për Muhamed Zazin do të shpallet me 2 dhjetor. Ai përballet me një dënim maksimal prej 40 vjetësh në burg.

XS
SM
MD
LG