Lidhje

Nju Jork, shqiptarët festojnë pavarësinë në Këshillin Bashkiak


Këshilli i bashkisë së Nju Jorkut organizoi mbrëmë një ceremoni festive për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e Ditës së Flamurit, këshilli nderoi disa prej veprimtarëve të dalluar të qytetit. Në ceremoni ishte kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Nju Jork, shqiptarët festojnë pavarësinë në Këshillin Bashkiak
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:49 0:00

Shqiptarët e Nju Jorkut janë krenarë që mund ta festojnë këtu në Këshillin e Bashkisë ditën e tyre të Flamurit.

Prej disa vjetësh, ata kanë në Këshill të zgjedhurin e tyre, Mark Gjonaj, i cili me këtë rast u kujtoi të gjithëve se sa shumë ka ecur komuniteti shqiptar i Nju Jorkut.

Ju shërbeni në vijat e frontit në ushtrinë tonë, nëpër klasat me nxënës si njerëz të arsimit, si drejtues në tregjet tona financiare, si mjekë në sallat e emergjencës dhe në çdo profesion tjetër. Ju formoni bazën që e bën qytetin e Nju Jorkut kaq madhështor,” tha zoti Gjonaj.

Këshilli i Bashkisë nderoi disa individë që japin ndihmesë në fusha të ndryshme.

Kapiteni i policisë së Nju Jorkut Lutfi Dalipi, u nderua si njëri prej oficerëve profesionistë të kësaj force. Me meritën e tij ai është ngritur në rangjet e larta të policisë së qytetit.

Vasfije Krasniqi Goodman, është një ndër mbijetuarat e përdhunimeve të luftës, e cila njihet sidomos sepse u dha 20 mijë grave të tjera në Kosovë që pësuan fatin e saj, një zë që ato nuk e kishin.

Duke qëndruar përpara këtij flamuri shqiptar", tha ajo, "e kam të vështirë ta imagjinoj se pikërisht për këtë flamur unë u përdhunova dhe u torturova. Por ky flamur na jep kurajo që të luftojmë dhe të bashkohemi pavarësisht se ku jetojmë.”

Sali Bollati është një i mbijetuar i Çamërisë. Ai u nderua si aktivist i komunitetit.

Frank Shkreli ka qenë drejtor i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës. Sot ai është aktiv me shkrime dhe reflektime për shqiptarët.

Doktoreshë Ana Kohen, pasardhëse e një familjeje hebraike, e lindur dhe e rritur në Vlorë, ka punuar prej vitesh me komunitetin shqiptar të Nju Jorkut. Sot ajo jeton në Sarasota të Floridës, por nuk e ka ndërprerë punën me shqiptarët.

Një nderim në ceremoni shkoi edhe për këngëtarin Ilir Shaqiri, i ftuar këtu nga Kosova.

Në ceremoni foli edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, e cila shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe për komunitetin shqiptar të Amerikës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG