Lidhje

Nju Jork, skulptura nderon të prekurit nga koronavirusi


Nju Jork, skulptura nderon të prekurit nga koronavirusi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00

Në qytetin e Nju Jorkut, artisti Jorge Rodriguez-Gerada zbuloi një pjesë unike arti, të titulluar “The Hug” apo Përqafimi, e krijuar për të nderuar ata që u prekën nga pandemia e koronavirusit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nina Vishneva ishte atje ditën e inaugurimit dhe na ka përcjellë këtë material.

Krahasuar me veprat e tij të njohura, kjo skulpturë prej bronzi - 200 kilogramëshe dhe 3 metra e lartë, duket pothuajse si një miniaturë. Vepra e artistit Jorge Rodriguez-Gerada, quhet Përqafimi.

"Ndërsa ecën rreth saj, vepra duket sikur krijon një lëvizje vizuale. Kjo lëvizje është një aspekt i rëndësishëm i projektit", thotë artisti.

Skulptura e Përqafimit pasqyron momente në dukje të zakonshme, që marrin rëndësi të re gjatë kohëve stresuese si pandemia. Në kohë të vështira, një gjest i vogël, një përqafim i thjeshtë, mund të nënkuptojë botën për dikë.

"U bë vërtetë e qartë se përqafimi ishte gjëja që të gjithë donim, ilaçi që të gjithë kishim nevojë, por që nuk mund ta merrnim ...", thotë Jorge Rodriguez-Gerada.

Vepra i kushtohet të gjithë atyre që kanë vuajtur mendërisht dhe emocionalisht për shkak të humbjes së një personi të dashur, frikës për jetën e tyre, ose humbjes së punës apo shtëpisë.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportojnë se 42% e amerikanëve përjetuan simptomat e ankthit ose depresionit nga gushti i vitit 2020 deri në shkurt të 2021 një rritje prej gjashtë përqindësh.

Me miqtë e humbur për shkak të COVID-it... doja të përqafoja nënën time sepse për shumë kohë nuk mund të takoheshim… ishte shumë, shumë e vështirë dhe mendoj se shumë njerëz ende do të përballen me këtë vështirësi", thotë artisti.

Familja e artistit pozoi për skulpturën prej bronzi. Ai bëri një seri modelesh derisa arriti të përsosurën. Rodriguez-Gerada më pas krijoi një version dixhital të skulpturës para se ta hidhte atë në bronz.

"Jorge realizoi një model dhe më pas punoi me teknikët tanë për të krijuar një model 3D, të cilin më pas e printuan në një material të veçantë. Më tej përdorëm metodën tradicionale me derdhjen të dyllit. Gdhendësit tanë e montuan dhe pothuajse është e përfunduar", thotë Jake Joyce, menaxher i përgjithshëm i projektit artistik.

Mjeshtërit e derdhjes në Nju Jork ndihmuan në prodhimin e pjesës 220 kilogramë prej bronzi.

"Vepra ka simbolin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor. Ideja ishte të kishim tre figura, që të mos mund të dalloheshin për nga gjinia", thotë artisti.

Skulptura ndodhet pranë Teatrit Linkoln të Nju Jorkut, ku, artisti thotë se do të përjetësojë shpirtin njerëzor dhe qëndresën e atyre që janë prekur nga pandemia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG