Lidhje

Amerikani Richard H. Thaler fitues i Nobelit në Ekonomi


Amerikani Richard H. Thaler u nderua me çmimin Nobel në Ekonomi.

Komiteti i çmimeve Nobel tha se Thaler u zgjodh për “kontributin e tij në studimin e sjelljes së konsumatorëve.”

“Duke eksploruar pasojat e racionalitetit të kufizuar, preferencave sociale dhe mungesës së vetëkontrollit, Thaler ka treguar se si këto tipare njerëzore ndikojnë sistematikisht në vendimet individuale, si dhe në rezultatet e tregut ", tha Akademia Suedeze.

Thaler zhvilloi teorinë e “kontabilitetit mendor” duke shpjeguar sesi njerëzit thjeshtëzojnë vendim-marrjen duke krijuar llogari të veçanta në mendet e tyre, duke u fokusuar në ndikimin e ngushtë të çdo vendimi individual sesa në efektin e përgjithshëm.

Thaler ka lindur në vitin 1945 në East Orange, të Nju Xhersit dhe ka marrë doktoraturën nga Universiteti Rochester i Nju Jorkut në vitin 1974. Ai është profesor në universitetin e Çikagos në Illinoi.

Akademia Mbretërore Suedeze e njoftoi çmimin sot. Ai ka një vlerë monetare prej 1.1 milion dollarësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG