Lidhje

Një kanadeze fituese e Nobelit në Letërsi


Çmimin Nobel për letërsinë këtë vit e mori kanadezja Alice Munro. Akedemia Suedeze Mbretërore e Arteve e shoqëroi çmimin me motivacionin “mjeshtre e tregimeve të shkurtëra me temë bashkëkohore”.

Shumë nga tregimet e marrin temën nga jeta në rajonin jugperëndimor të Ontarios, prej nga është autorja. Vepra e Alice Munrosë, që shpesh karakterizohet nga momente delikate të karakterit njerëzor, të bazuar tek arsyeja dhe individualiteti, në vend të zakoneve tradicionale, është krahasuar me shkrimtarin rus Anton Çehov, një nga mjeshtërat më të mëdhenj të tregimit.

Duke folur për shkrimet e Munrosë, kritiku letrar amerikan David Homel i tha kohët e fundit agjencisë franceze të lajmeve se ajo “shkruan për gratë, por pa i demonizuar burrat.” Alice Munro ka fituar disa çmime letrare, mes tyre tre çmime për letërsinë që ndan Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, çmimin britanik “Man’s Booker International” dhe çmimin amerikan O. Henry për arritje të vazhdueshme në krijimin e tregimeve të shkurtëra.

Munro merr të plotë pagesën që shoqëron çmimin Nobel, 1, 25 milionë dollarë. Çmimi për letërsinë është i katërti Nobel për këtë vit, që ndahet nga Akademia Suedeze e Arteve.
XS
SM
MD
LG