Lidhje

Nobelistët në Fizikë, një amerikan dhe një francez


Fizikanët David Wineland dhe Serge Haroche e morën çmimin për kërkimet në fizikën kuantike

Fitues të Çmimit Nobel në Fizikë janë amerikani David Wineland dhe francezi Serge Haroche. Ata u shpallën sot në Stokholm të Suedisë. Të dy fizikanët e morën çmimin për kërkimet e tyre në fizikën kuantike, në veçanti në optikën kuantike, që merret me kapjen dhe manipulimin e grimzave të dritës.

Të dy fituesit e çmimit kishin punuar në mënyrë të pavarur nga njeri tjetri në fushën e fizikës kuantike. Haroche është profesor në Kolegjin e Francës, ndërsa Wineland është profesor në Universitetin Boulder të Kolorados. Nesër shpallen fituesit e Nobelit në kimi, të enjten në letërsi dhe të premten shpallet çmimi prestigjioz i paqes.
XS
SM
MD
LG