Lidhje

Sivjet nuk ndahet çmimi Nobel për letërsi


Çmimi Nobel për letërsi nuk do të jepet këtë vit, pas akuzave për abuzim seksual dhe çështje të tjera brenda radhëve të Akademisë Suedeze, që zgjedh fituesin.

Akademia tha të premten se çmimi për vitin 2018, do të ndahet në vitin 2019. Vendimi u mor në takimin javor në Stokholm, me arsyetimin se akademia nuk është në gjendje të zgjedhë një fitues pas një varg pretendimesh për abuzime seksuale dhe krime financiare.

Sekretari i përhershëm i akademisë, Andres Olsson, tha se "është e domosdoshme që të t'i kushtojmë kohë ripërtëritjes së besimit të publikut ndaj Akademisë, para se të shpallet fituesi i radhës". Ai tha se akademia po vepron kësisoj "në shenjë respekti ndaj fituesve të deritashëm dhe atyre të ardhshëm, fondacionit Nobel dhe publikut".

Kjo është hera e parë që nga viti 1943, kur çmimi prestigjioz nuk ishte ndarë.

Problemet në Akademinë Suedeze, shpërthyen pas një skandali lidhur me Jean-Claude Arnault, një personalitet kulturor në Suedi, që është edhe bashkëshorti i poetes Katarina Frostenson, anëtare e akademisë.

Akademia më vonë pranoi se "sjellje të papranueshme në formën e intimitetit të padëshiruar" kanë ndodhur brenda radhëve të saj, por trajtimi i akuzave të pahijshme ka dëmtuar besueshmërinë, ka vënë në pikëpyetje gjykimin e saj dhe e detyroi udhëheqësen e parë femër të japë dorëheqje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG