Lidhje

Nobelisti Ferid Murad viziton Maqedoninë


Fituesi i çmimit Nobel për mjekësi u shpall qytetar nderi nga komuna e Çairit

Ferid Murad, fitues i çmimit Nobel për mjekësi, po qëndron në Maqedoni, ku komuna e Çairit në Shkup e shpalli sot atë qytetar nderi. Edhe një rrugë në këtë komunë të banuar me shumicë shqiptare, do të mbajë emrin e nobelistit me origjinë shqiptare nga rrethina e Gostivarit.

Zoti Murad tha se për herë të pestë vjen në Maqedoni dhe viziton vendlindjen e prindërve të tij, dhe se kësaj here është impresionuar nga ndryshimet që ndodhin këtu, por dhe në Kosovë e Shqipëri, gjithashtu. Ai tha se dëshiron që Ballkani të jetë një vend si Shtetet e Bashkuara ku popujt janë të integruar dhe me një standard të mirë jetese.

Autoritetet e komunës Çair e kanë vlerësuar atë si një personalitet të rrallë i cili ka lënë gjurmë në shkencë, ndërsa janë shprehur se shpallja për qytetar nderi mund të jetë diçka e vogël për zotin Murat por nderi që ai ia bën komunës është shumë i madh.

Nesër Universiteti i Tetovës do t’ia japë zotit Ferid Murat titullin “doctor honoris cauza”.

XS
SM
MD
LG