Lidhje

Koreja e Veriut liron dy amerikanët e ndaluar


Zyrtarët amerikanë thonë se Koreja e Veriut ka liruar amerikanët Kenneth Bae dhe Matthew Todd Miller dhe se ata janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper njoftohet se po i shoqëron dy amerikanët në udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi kishte diskutuar lirimin e tyre me autoritetet koreano-veriore.

Presidenti Barack Obama u tha sot gazetarëve se Shtetet e Bashkuara janë shumë mirënjohëse për kthimin e tyre”. Ai tha se vlerëson punën e shkëlqyer të zotit Clapper për atë që ai e quajti “pa dyshim një mision shumë të vështirë”.

Para disa javësh, Koreja e Veriut liroi amerikanin tjetër, Jeffrey Fowle.

XS
SM
MD
LG